Kërcënoi me armë specialistin e Policisë së zonës, vihet në pranga 46-vjeçari, autori në gjendje të dehur zbriti nga makina dhe…

Oct 29, 2025 | 14:16

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Durrës, pasi akuzohet se kanosi me armë, specialistin e Policisë së zones.

policia durres

Uniformat blu informojnë se në pranga ra shtetasi me iniciale  L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë specialistin e Policisë së zonës, me shërbim e ka kanosur atë me armën sportive që mbante pa leje.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës.
Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur.

Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura