TIRANË- Gjendja e rënduar shëndetësore ka detyruar dy prej grevisteve të urisë të lënë grevën e nisur gjatë ditë më parë nga tetraplegjikët. Mesditën e sotme, janë dërguar në spital Shpresa Spahiu, 34 vjec dhe Natasha Macka, 53 vjec. Sipas grevistëve, gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësuar dhe për këtë u pa e domosdoshme që ato të dërgoheshin në spital, për një trajtim të kujdesshëm dhe marrjen e ndihmës mjekësore.
Diten e shtune, nje nga personat me aftesi te kufizuar ka lene sot greven e urise, per shkak te gjendjes se renduar shendetesore. Nga greva ka dale Gëzim Ivzira, 50 vjeçari nga Durrësi, i cili është dërguar me urgjence në spital pasi ka pasur probleme me tensionin.
Nje dite para tij, ne spital perfundoi edhe grevisti Sal Pacës, 60 vjec, po per shkak te problemeve me tensionin.
Pas pritjes së përmbushjes së kërkesave ekonomike nga ana e ministrisë së linjës, tetraplegjikët vendosën të nisin grevën e urisë.
Ata kërkojnë kompensim për karburantin që konsumojnë, duke e çuar në 80 litra në muaj, pa të cilin e kanë të pamundur të lëvizin, kërkojnë shtim të ndihëm ekonomike, pasi thonë se në kushtet e cmimeve të rritura e kanë të papërballueshme jetesën.
Pjese e kerkesave te tyre eshte edhe rritjen e paketës higjeno-sanitare, një rritje page për kujdestarët dhe njohja e siguracioneve të tyre.
© Panorama.al











