Gjatë seancës plenare, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, i ka ndërprerë fjalën kreut të PD-së Sali Berisha, pasi i kishte përfunduar minutazhi.
Ka qenë Albana Vokshi që i ka dhënë 10 minutat e saj, Berishës, dhe për këtë kreu demokrat i është drejtuar Spiropalit duke i thënë të kënaqet për herë të fundit, duke shtuar se do të përfundojë si Erion Veliaj, pas hekurave.
Në përgjigje Spiropali i tha se nëse nuk do të kishte qenë kryetare e Kuvendit, do të kishte folur ndryshe.
Pjesë nga debati:
Spiropali: Përfundoni zoti Berisha
Berisha: Më lejoni pra, është radha jonë.
Spiropali: Ka mbaruar koha? E Albana Vokshit?
Berisha: U kanqe që nuk flet Albana Vokshi. Kënaqu për herë të fundit, se te Erioni do shkosh.
Spiropali: Mos përfito që jam këtu lart, se ta ktheja përgjigjen ndryshe. Po të jap kohën, mos abuzp
Berisha: Elisa, pëllumbesha, më lër të flas tani, mos mi merr minutat. Mos më ndërhy më se nuk ke për të më ndërhyrë. Je një delinkuente
Spiropali: Përfundo fjalën, boll me atë gjuhë.
Berisha: Mos ndërhy pra
Pjesë nga fjala e Berishës në Kuvend:
Nuk dua të përdor terma dhe nuk do të përdor, nuk do bëj gojën time, si gojën e tij.
Po çfarë menduat ju, se me mercenarë si Dumani do të shkatërronit pluralizmin në Shqipëri.
A e morët sot mesazhin apo jo. A doni të ua sjell prap ju, të ua transmetoj se nuk e keni marrë vesh disa prej jush.
I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës dhe as Erion Veliajt. Sepse populli i Tiranës ka protestuar 42 javë rresht te ajo bashki për arrestimin e tij.
Po për turpin, turpin e atyre të cilët për të mbrojtur Edi Ramën, nuk e akuzojnë për 130 mln euro të zhdukura në inceneratorin e Tiranës. Më thoni mua si ndodh kjo.
Nuk e akuzojnë. Ku është ajo ‘5B’, sille këtu Belindën.
Ku është ‘5B’. Nuk e akuzojnë për 5D, nuk e akuzojnë për vjedhjet monstruozë të taksave, të taksave antikushtetuese.
Po pse e akuzojnë thoni ju? E akuzojë se Edi Rama i jep për detoks, e dini ju ca është detoksi, 10 mijë euro detoksi dhe i paguan paratë bashkëshorti i Alketa Vejsiut dhe kërcasin lejet nga jugu tek parku i Tiranës për bashkëshortin e Alketa Vejsiut.
Po detoksin nuk e bëri Erion Velaij. Detoksin e bëri Edi Rama. Me seanca, jo njëherë, por disa herë.
Po ai tjetri që i paguante Edi Ramës, 12 chartera. Nuk ishte Erion Velaij me 12 chartera.
Erion Velaij është një hajdut që përveç Ramës dhe Lubisë nuk ka shok në Shqipëri. Por nuk mund të tallet mercenar Dumani me qytetarët shqiptarë. Jo talljen nuk ta pranojmë ne.
Ai harron, ai nuk e di se nga bashkia shkojnë atje poshtë qytetarët dhe e fshijnë.
© Panorama.al











