Një i ri i përcolli një mesazh kryeministrit Edi Rama nga sheshi “Skënderbej” ku janë mbledhur protestuesit për të vijuar drejt godinës së Kryeministrisë.
Ai deklaroi se kryeministri duhet ta pranojë se ka humbur përballë rinisë dhe se duhet të japë dorëheqjen sa më parë të jetë e mundur. Protestuesi tha se Rama i ka lënë të rinjtë pa asgjë. .
“Rama kape mesazhin. E di shumë mirë se ke marrë fund. Rinia nuk ka as spital, as punë dhe as dinjitet. Na i ke hequr të gjitha. Kështu që ti e di shumë mirë se ke marrë fund. Loja ka mbaruar për ty. E kotë që ti vazhdon. Do edhe pak kohë që të fshihesh. Ke marrë fund. Rinia fitoi. Pranoje humbjen. “, tha ai.
© Panorama.al











