Mund të jetë një prej futbollistëve më të mirë në botë, por, për sa i përket basteve, nuk është se ia thotë shumë. Flasim për portierin e Realit të Madridit dhe kampionin e botës, Iker Kasijas. Kur ishte ende i vogël, babai i kishte kërkuar t’i vinte një skedinë prej 15 ndeshjesh. Iker, i harruar pas lojës me shokët, nuk e çoi deri në fund porosinë e të atit, duke mos e vendosur bastin. E si për çudi, kjo biletë që në total arrinte fitimin e mundshëm të 1 milion eurove, do të ishte shpallur fituese në rast se do të ishte vendosur. Një kujtim i tillë është publikuar së fundmi në autobiografinë e futbollistit spanjoll.











