KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

Oct 26, 2025 | 20:40

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), i mbledhur mbrëmjen e kësaj të diele (26 tetor), ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës.

Sipas arsyetimit të anëtarëve të KAS, edhe pse Nika mban mandatin e këshilltarit bashkiak, ai duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat ligjore për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.

Gjergj Nika, kërkoi që të merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit, por  nuk u regjistrua nga Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, theksoi se Nika duhej të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe të kishte ndjekur procedurën ligjore për regjistrim.

Pas këtij vendimi, Gjergj Nika paraqiti ankimim, i cili u shqyrtua nga KAS gjatë mbledhjes së sotme, por kërkesa e tij u rrëzua.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Nika u shpreh se vendimi i KAS-it është i motivuar politikisht, duke akuzuar institucionin për mungesë paanësie në procesin zgjedhor.

“Vendimet e KAS-it duken të ndikuara nga linja politike që udhëzon procesin zgjedhor. Pavarësia është vënë seriozisht në pikëpyetje. Beteja vazhdon në Kolegjin Zgjedhor”, shkruan Gjergj Nika në Facebook.

VENDIMI I KAS

Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 60, datë 26.10.2025, depozituar nga z. Gjergji Nikë Nika, kandidat për Kryetar Bashkie, i propozuar nga zgjedhësit, në zonën zgjedhore Bashkia Vlorë me objekt: “𝐾𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑠ℎ𝑡𝑖𝑚 𝑖 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑛𝑟. 1437, 𝑑𝑎𝑡𝑒̈ 26.10.2025, “𝑃𝑒̈𝑟 𝑠ℎ𝑞𝑦𝑟𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑒̈𝑟𝑘𝑒𝑠𝑒̈𝑠 𝑝𝑒̈𝑟 𝑟𝑒𝑔𝑗𝑖𝑠𝑡𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑧. 𝐺𝑗𝑒𝑟𝑔𝑗𝑖 𝑁𝑖𝑘𝑒̈ 𝑁𝑖𝑘𝑎, 𝑠𝑖 𝑘𝑎𝑛𝑑𝑖𝑑𝑎𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝐾𝑟𝑦𝑒𝑡𝑎𝑟 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑒, 𝑖 𝑝𝑟𝑜𝑝𝑜𝑧𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑔𝑎 𝑧𝑔𝑗𝑒𝑑ℎ𝑒̈𝑠𝑖𝑡, 𝑛𝑒̈ 𝑧𝑜𝑛𝑒̈𝑛 𝑧𝑔𝑗𝑒𝑑ℎ𝑜𝑟𝑒 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑎 𝑉𝑙𝑜𝑟𝑒̈, 𝑛𝑒̈ 𝑧𝑔𝑗𝑒𝑑ℎ𝑗𝑒𝑡 𝑒 𝑝𝑗𝑒𝑠𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑜𝑟𝑒, 𝑝𝑒̈𝑟 𝐾𝑟𝑦𝑒𝑡𝑎𝑟 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑒, 𝑝𝑒̈𝑟 𝑑𝑖𝑠𝑎 𝑛𝑗𝑒̈𝑠𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑞𝑒𝑣𝑒𝑟𝑖𝑠𝑗𝑒𝑠 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑜𝑟𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑎𝑡𝑒̈𝑠 9 𝑁𝑒̈𝑛𝑡𝑜𝑟 2025”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me nr. 1437/2025.

© Panorama.al

Te lidhura