KAS pranon kërkesën e PD-së, do hapen kutitë e votimit të Gramshit dhe Peqinit

Jun 13, 2025 | 12:38

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të hapë kutitë e votimit në bashkitë Gramsh dhe Peqin, pas kërkesës së Partisë Demokratike.

KAs

PD ka paraqitur dyshime për parregullsi në procesin zgjedhor, të bazuara në pamje filmike nga numërimi i votave. Përfaqësuesi i PD në KAS, Marash Çefa, u shpreh se në video janë vërejtur veprime që mund të përbëjnë manipulim apo shkelje të procedurave zgjedhore.

Vendimi për rinumërimin u mbështet nga dy anëtarët e PD-së në KAS, të cilët kërkuan verifikim të mëtejshëm të rezultatit në këto zona.

© Panorama.al

Te lidhura