Kapet në flagrancë 53-vjeçari që po përgatitej të vidhte një banesë në Farkë, i gjenden armë dhe mjete për vjedhje

Jun 14, 2026 | 11:30

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 53-vjeçar me precedent të theksuar kriminal, i cili dyshohet se po përgatitej të kryente një vjedhje në një banesë në zonën e Farkës.

hajduti

Në pranga ka rënë shtetasi A. K., 53 vjeç, banues në Durrës. Sipas Policisë, ai u lokalizua dhe u kap në momentin kur po përgatitej të hynte në banesën e një qytetari për të kryer vjedhje.

Gjatë kontrollit, shërbimet policore sekuestruan një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë të zezë, një palë doreza, si dhe një shumë parash, të cilat dyshohet se përdoreshin për kryerjen e veprimtarive kriminale.

Nga hetimet e kryera rezulton se 53-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje banesash në Farkë. Konkretisht, më 31 maj 2026 ai dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. S., ndërsa më 5 qershor 2026 ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit K. B.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina e Errët.

Po përgatitej për të kryer një vjedhje banese në Farkë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

53-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe pronës.

Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe mjete të dyshuara për kryerje vjedhjesh.

Zbardhen edhe 2 raste të tjera vjedhjesh/tentativash për vjedhje banesash, të dyshuara të kryera nga i arrestuari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina e Errët”.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur identifikimi, kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Durrës i cili po përgatitej të hynte për të vjedhur në banesën e një shtetasi. Ai u lokalizua dhe u kap ne flagrance nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion, dy kaçavida, një palë pinca, dy kapele, një maskë e zezë, një palë doreza dhe një shumë parash.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 53-vjeçari dyshohet të jetë autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjes/tentativës për vjedhje banesash,po në zonën e Farkës. Konkretisht, më datë 31.05.2026 dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. S., ndërsa më datë 05.06.2026 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit K. B.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura