TIRANE- Nje operacion antidroge i policise se Tiranës u finalizua me sekuestrimin e 40 kg lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa dhe kater persona te arrestuar. Lajmi behet me dije nga burime te policise, te cilat ende nuk saktesojne detaje te operacionit.
Mesohet se linja e kalimit të drogës ishte nga Tirana në Pogradec dhe nga Korça në Ersekë.
Pas kesaj, dyshohet se destinacioni i droges ishte shteti grek. Policia e Tiranes pritet te jape te dhena te operacionit dhe per personat e ndaluar me akuzen e ketij trafiku, gjate nje konference per mediat.











