Fier, kapen 1.5 ton hashash. Destinacion, Italia

Apr 1, 2011 | 9:58

FIER-Policia e Fierit ka sekuestruar një sasi prej 1.5 ton lëndë narkotike e llojit hashash në grykëderdhjen e Semanit. Droga, sipas burimeve policore ishte transportuar me një mjet tip zetor dhe dyshohet se kishte destinacion Italinë, nisur nga vendi drejt të cilit zetori po dërgonte ngarkesën.

Më tej, sipas hetimeve të deritanishme, mësohet se ajo do të transportohej në drejtim të Italisë përmes një skafi. Droga eshte gjetur e paketuar në 92 thasë dhe pas peshimit ka rezultuar se ishte plot 1.5 ton.

Policia ka nisur hetimet për zbulimin e bashëpunëtorëve në këtë trafik dhe për gjetjen e furnizuesit. Ende nuk është deklaruar asnjë perosn i arrestuar apo i ndaluar për drogën.

© Panorama.al

Te lidhura