TIRANE- Rivendosje e dialogut politik institucional dhe standarde ne zgjedhjet vendore. Ne keto dy ceshtje shume te rendesishme eshte perqendruar biseda mes kreut te shtetit, Bamir Topi dhe zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe për Azinë, Tomas Kantrimen.
Gjate takimit te zhvilluar mes tyre, ne prani edhe te ambasadorit amerikan, Aleksander Arvizu, ata theksuan domosdoshmërinë e rivendosjes së dialogut politik institucional, forcimin e demokracisë funksionale, respektimin e institucioneve të pavarura kushtetuese shqiptare si dhe rëndësinë e pavarësisë e të profesionalizmit të mediave.
Presidenti shprehu angazhimin institucional që, në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit, të japë kontributin e tij maksimal në përgatitjen sa më mirë e në kohë të zgjedhjeve lokale dhe në pjesëmarrjen sa më të gjerë të votuesve në to, gjëra që do të ndikonin pozitivisht jo vetëm në imazhin ndërkombëtar dhe të ardhmen integruese të Shqipërisë, por dhe në funksion të interesave të qytetarëve të saj.
Ai theksoi dhe njëherë gatishmërinë e tij personale dhe institucionale, që në respekt të ligjeve dhe të interesave madhore kombëtare, të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm që garanton zgjedhje të drejta, korrekte dhe demokratike dhe që inkurajon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe të gjithë infrastrukturën zgjedhore.
Nderkaq, Tomas Kantrimen vlerësoi rolin e rëndësishëm konstruktiv e moderator të Presidentit Topi në funksion të shtetit të së drejtës, ruajtjes e forcimit të institucioneve të pavarura kushtetuese, si dhe për qëndrimin e drejtë institucional ndaj ngërçit politik të krijuar nga partitë politike në vend.
Ai e siguroi edhe njëherë Presidentin Topi mbi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë punës dhe përpjekjeve të tij si simbol i unitetit të popullit në shërbim të Shqipërisë dhe demokracisë funksionale në vendin tonë.
© Panorama.al











