Bari, kamion me 400 kg drogë, pranga shqiptarit

Apr 27, 2011 | 10:31

BARI- Një shqiptar është arrestuar nga policia e Barit, akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Lajmi, publikuar nga mediat italiane, i referohet policisë vendase, e cila bën me dije se në pranga është vënë një shqiptar 53 vjec, (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) që ishte drejtuesi i mjetit të bllokuar.

Operacioni është finalizuar në portin e Barit, kur drejtuesi i kamionit shpresonte t’i shpëtonte kontrollit, pasi droga ishte maskuar brenda ushqimeve që transportoheshin.

Droga nuk ka mundur të shpëtojë pa u diktuar nga kontrolli me skaner dhe pas kësaj policia ka ndërhyrë. Vlera e drogës, fshehur mes frutave llogaritet në mbi 2.5 milionë euro.

© Panorama.al

Te lidhura