Juventus-Roma, “ndizet” gara për zonën Champions në Serinë A

Jan 8, 2026 | 16:27

Gara për një vend në Champions League po hyn në fazën më të nxehtë dhe përballja mes Juventus-it dhe Romës pritet të ketë peshë vendimtare për renditjen. Dy skuadrat ndajnë të njëjtin numër pikësh dhe ndodhen ngjitur në tabelë, duke e kthyer këtë sfidë në një përplasje direkte për zonën europiane. Juventus vjen në këtë takim pas një reagimi të fortë, duke lënë pas barazimin zhgënjyes të javës së mëparshme.

Federico-Gatti-Francisco-Conceicao-Juventus-Inter-celebrate

Fitorja e pastër në transfertë ndaj Sasuolos i ka rikthyer bardhezinjtë te besimi dhe stabiliteti, me një ekip që po gjen vazhdimisht zgjidhje të ndryshme në fazën sulmuese. Shpërndarja e golave mbetet një nga pikat më të forta të skuadrës, me shumë lojtarë që kontribuojnë në shënim dhe e bëjnë skuadrën më pak të parashikueshme.

Në qendër të vëmendjes është edhe rritja e disa elementëve të rinj, të cilët po gjejnë hapësirë dhe përgjegjësi më të mëdha. Ky proces po i jep trajnerit më shumë alternativa dhe fleksibilitet taktik, sidomos në ndeshje të balancuara si ajo kundër Romës. Nga ana tjetër, Roma po përpiqet të ruajë vazhdimësinë pas një fitoreje të rëndësishme si ajo ndaj Leçes në transfertë, e cila i ka rikthyer verdhekuqtë në garë të plotë për Champions. Rikthimi i golave nga reparti sulmues ka qenë një sinjal pozitiv, por shqetësimet nuk mungojnë, sidomos lidhur me gjendjen fizike të disa lojtarëve kyç.

Situata në merkato mbetet gjithashtu një temë e hapur për Romën, me drejtuesit që po kërkojnë zgjidhje për të forcuar skuadrën, ndërsa trajneri pret sinjale konkrete. Çdo vonesë mund të ndikojë në ambiciet sezonale. Gara mes Juventus-it dhe Romë ndez Akoma më shumë garën për 4 vendet e para në Serie A këtë sezon, aty ku është tepër e vështirë të bësh parashikime se cilët mund të jenë favoritët.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura