Kreu i PD-së, nga Lapraka ku zhvilloi takimin elektoral me qytetarët, është shprehur se edhe 2 javë kanë mbetur nga data e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa theksoi se vendi duhet shpëtuar nga narkodiktatura.

“Në Shqipëri ju do t’i shtypni kokën gjarprit, Edi Rama”, iu drejuar Berisha qytetarëve, duke shtuar se “këto janë 2 javët e jetës suaj, e misionit që keni në shërbim të dinjitetit dhe mirëqenies tuaj”.
“Familja shqiptare në këto vitet e fundit iu nënshtrua edhe një agresioni të paparë. Ekstremizmit të majtë, filluan në tekstet e shkollave prindi 1 dhe prindi 2, u shua nëna e babai. Erdhi ligji për ferma të grave që do të lindnin fëmijët e askujt. Fati i madh që në SHBA, Donald Trump i shtypi kokën gjarprit.
Në Shqipëri ju do t’i shtypni kokën gjarprit, Edi Rama. Shqipëria madhështore është zotimi ynë. Dy javë kanë mbetur, le të jenë këto 2 javët e jetës suaj, e misionit tuaj në shërbim të dinjitetit tuaj, mirëqenies tuaj. Të shpëtojmë Shqipërinë nga narkodiktatura”, tha Berisha.
© Panorama.al











