Josip Kuzhe pret një përgjigje nga Federata Shqiptare e Futbollit deri në muajin qershor për të rinovuar kontratën, në të kundërt ka lënë të kuptohet se do të shikojë mundësi të tjera. Trajneri i Shqipërisë ka deklaruar gjithashtu për mediat kroate se së fundmi ka pasur kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e klubit të Dinamos së Zagrebit. “Unë jam i përqendruar në punën që bëj dhe më duhet të pohoj se ndihem shumë mirë në Shqipëri. Njerëzit aty më vlerësojnë, por edhe skuadra ka marrë një fizionomi të sajën – ka thënë Kuzhe për “Vecernjilist”. Sa i përket të ardhmes sime, unë jam në pritje për të hyrë në bisedime me federatën për të ardhmen dhe për kontratën. Deri në qershor them se do të jetë zgjidhur gjithçka, në të kundërt, do të shoh për të tjera opsione”.











