Kanididatja demokrate për deputete në qarkun e Durrësit, Jola Hysaj, ka bërë një postim në rrjetin e saj social Facebook, përmes të cilit akuzon PS për vjedhje të votave në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Jola Hysaj thotë se ka rezerva për fushatë elektorale dhe gjithë procesin e votimit dhe numërimit.
“A mendoni se unë nuk kam rezervat e mia për fushatën, për procesin, për gjithçka që ndodhi? Por sot nuk është momenti të përpëlitemi mes vetes. Na vodhën ditën për diell”, shkruan kandidatja për deputete.
Hysaj thotë se “përballë një masakre elektorale, nuk ka më vend për ego, për mëri apo për heshtje. Ka vend vetëm për qëndresë”.
“A është interesi kombëtar më pak i rëndësishëm se një, dy apo tre karrige? U dogj e gjithë shoqëria, dhe ne përsëri heshtim — flasim nëpër dhëmbë, ankohemi nëpër kafe, por nuk ngrihemi. Kërkojmë llogari nga të tjerët, ndërkohë që lejojmë Zeqinet e radhës të japin shou”, shkruan Hysaj.
© Panorama.al











