Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha materiale

Jul 2, 2026 | 8:02

Një shpërthim me lëndë plasëse, që dyshohet të ketë qenë tritol, ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje në një lokal në Vlorë.

policia vlore

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e biznesit, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë vendit të ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Vlorës dhe grupi i ekspertizës kriminalistike, të cilët kanë nisur këqyrjen e zonës dhe grumbullimin e provave për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar autorin ose autorët e ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura