Jo vetëm Kaljari pas Armando Brojës, tjetër klub i Seria A interesohet për sulmuesin e Kombëtares

Jun 18, 2026 | 15:39

Armando Broja është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes. Largimi nga Bërnli duket i pashmangshëm, edhe pse mund të bëhet fjalë vetëm për huazim.

Screenshot 2026-06-18 150723

Dje ishte gazetari Xhanluka Di Marcio që tregoi se Kaljari është pas Brojës. Sot një tjetër gazetar nga Italia, Nikolo Skira, zbulon se edhe Udineze nga Seria A ka shfaqur interes për Brojën.

Sulmuesi shqiptar e ka kaluar karrierën në huazim. Vetëm Bërnli u bind për të blerë kartonin nga Çelsi, por nuk rezultoi veprimi i duhur.

Broja nuk u përshtat si duhet dhe po ashtu hapësirat munguan. Interesante do të jetë për të nëse zgjedh të luajë në Seria A.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura