GJKKO ka dënuar me 6 vite burg Pëllumb Gjokën në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.
Sipas vendimit të gjykatës, Gjoka u shpall fajtor për akuzën e krijimit të kushteve për kryerjen e një vrasjeje. Fillimisht ai u dënua me 9 vite burg, por për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u konvertuar në 6 vite heqje lirie.
Çështja ndaj tij është shqyrtuar veçmas nga të pandehurit e tjerë të dosjes, ndërsa vendimi u shpall pas përfundimit të procesit gjyqësor në GJKKO.
Ndërkohë, Gjoka po përballet edhe me një tjetër proces gjyqësor, ku akuzohet për përfshirje në vrasjen e Gjin Ndocit.
© Panorama.al












