“Revolta ka arritur kulmin e saj”- Dita e 19-të e protestës kundër qeverisë, flasin dy aktivistët nga Londra dhe Suedia: Të rinjtë duhet të marrin drejtimin e vendit

Jun 18, 2026 | 15:01

Protesta dhe revolta e qytetarëve ka ndërgjegjësuar mbarë opinionin shqiptar kudo në botë.

aktivisti londra

“Revolucioni Flamingo” ka hyrë sot në ditën e 19 të tij dhe përveç tubimeve madhështore antiqeveritareqë janë mbajtur në Tiranë dhe qytete të tjera, një organizim si asnjë herë më parë është parë dhe në shtete të ndryshme ku jetojnë shqiptarë. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe qindra aktivistë.

Aktivistët Stavri Pashko dhe Tomor Kokona, specifikisht nga Suedia dhe Londra, të ftuar në lidhje direkte me studion e “News24”, thanë se në këto vende shihet një organizim i jashtëzakonshëm dhe arsyeja pse ata janë bashkuar është solidariteti me rininë shqiptare.

“Ne në Londër kemi në plan të protestojmë të shtunën dhe të dielën. Javën e kaluar numrat u dyfishuan, ka një organizim të jashtëzakonshëm vullnetar. Revolta ka arritur kulmin e saj. Ne mbështesim rininë shqiptare që ta drejtojë atë vend. Shifrat e përafërta janë diku te 100 mijë shqiptarë. Javën e kaluar para ambasadës shqiptare u mblodhën deri në 600 persona”, tha Kokona mes të tjerash.

aktivisti nga suedia

Kurse aktivisti Pashko tregoi për organizimet popullore në vendin ku jeton dhe se planifikohen protesta në qytete të tjera.

“Në Suedi jemi më pak shqiptarë dhe nuk ka regjistrime të etnicitetit. Jemi diku te 25-30 mijë shqiptarë së bashku me ata të Kosovës. Po planifikohen protesta në qytete të ndryshme. Në Malmo iu bashkova grupit organizues si një shqiptar që jeton këtu prej 15 vitesh në shenjë solidariteti. Prisja numër më të vogël, por organizatorët bënë punë shumë të mirë, morëm pjesë rreth 100 persona”, deklaroi Stavri Pashko.

© Panorama.al

Te lidhura