Japoni, rreziku nuklear mund të rritet sa Çernobili

Apr 12, 2011 | 11:17

Autoritet në Japoni po marrin në konsideratë ta ngrenë nivelin e sigurisë së incidentit nuklear në Fukushima, nga pesë në shtatë (sa Çernobili), pasi Komisioni për Sigurinë Nukleare të Japonisë tha të hënën se llogaritjet paraprake tregonin që impianti nuklear Fukishima Daiki e kishte rritur emetimin e radioaktivitetit deri në to 10 000 terabecquerels të materialit radioaktiv në orë, sipas agjencisë, “Kyodo”. Haruki Madarame, kryetar u komisionit qeveritar, tha se matjet që treguan se emetimi i 10 000 terabekuerel radioaktiviteti në orë zgjati për disa orë dhe se që atëherë ka nisur një zbritje minimale me 1 terabekuerel më pak në orë. Një llogaritje tjetër tregoi se sasia e mbledhur e ekspozimit të jashtëm të radioaktivitetit e kalon limitin vjetor prej 1 milisievert në zonat që ndodhen më shumë se 60 km në veriperëndim të impiantit dhe rreth 40 km në jugperëndim të tij, duke bërë të rrezikshme për jetesë zonat e Fukushimës, Dates, Somas, Minamisomas dhe Iuakit, si dhe qytetin e Hironos. Takimi u bë pasi vendi dje u godit sërish nga një tërmet i shkallës 7,1 ballë, duke ndezur edhe një herë alarmin për një cunami me dallgë një metër të larta në zonën verilindore të vendit, të shkatërruar nga tërmeti 9 ballësh dhe cunami i tmerrshëm i 11 janarit. Që nga kjo ditë, Japonia është dridhur mbi një mijë herë, ku ka pasur raste që shkalla e lëkundjeve sizmike ka qenë mbi 7 ballë. Dje pati edhe dy lëkundje të tjera pas këtij tërmeti, ku njëra prej tyre ishte 6,6 ballë. Lëkundja mjafton për të ndërprerë elektricitetin në centralin e Fuykushimës, tashmë të dëmtuar. Pesë ditë më parë, një tjetër tërmet shkaktoi vdekjen e katër personave dhe pezullime të konsiderueshme energjie elektrike. Ekspertët thonë se tani e disa vite në vazhdim, Japonia do të ketë lëkundje të vazhdueshme të tokës, por rrezikon edhe një tërmet tjetër të fuqishëm si ai i 11 marsit. Llogaritjet e shkencëtarëve amerikanë dhe britanikë, sipas “Washington Post” kanë treguar se rreziku i lëkundjeve të fuqishme në Japoni është shumë real.

40 kilometra
ka shkuar rrezja e evakuimit përreth centralit të Fukushimës, duke u dyfishuar fiks një muaj pasi tërmeti dhe cunami i fuqishëm goditën Japoninë

© Panorama.al

Te lidhura