Kriza radioaktive në Japoni duket se po sjell përfitime për një grup të vogël njerëzish, të cilët po abuzojnë me tmerrin e radioaktivitetit. Policia japoneze ka arrestuar dy persona, të cilët shisnin një ilaç false e për të cilat ata thoshin se mbronin nga ekspozimi në radioaktivitet. Ata i kanë shitur ilaçet false afër zonës së prekur nga radioaktiviteti i dalë nga centrali Fukushima. Ndërkohë, në centralin e Fukushimës janë bërë përpjekje për të limituar sasinë e ujit radioaktiv që po rrjedh në det. Autoritetet në rajonin Fukushima kanë nisur dje matjen e nivelit të radioaktivitetit nëpër shkolla dhe çerdhe. Masa u mor pas rritjes së shqetësimeve për përhapjen e kontaminimit nga centrali atomik. Sipas autoriteteve lokale, niveli i radioaktivitetit do të matet në rreth 1400 shkolla në harkun kohor të dy ditëve.











