Klubi i Vllaznisë i kërkon zyrtarisht institucionit të futbollit shqiptar përjashtimin e dy gjyqtarëve të kolegjiumit të Tiranës, kryesorin Albano Janku dhe anësorin Arben Pregja. Sipas drejtuesve shkodranë, dy gjyqtarët janë të korruptuar dhe për këtë ka prova. Lajmin e konfirmon për “Panorama” administratori i klubit kuqeblu, Kujtim Shaba. “Sot (dje) kemi depozituar një kërkesë në FSHF në lidhje me dy gjyqtarët: Janku e Pregja. Kemi prova të pakundërshtueshme se këta arbitra janë të korruptuar. Ne si klub i kërkojmë institucionit të futbollit që t’i përjashtojë përgjithmonë ata”, – është shprehur Shaba. Ndërkohë, kryesori Janku dhe anësori Pregja kanë gjykuar të dielën ndeshjen Kastrioti-Vllaznia, ku shkodranët humbën 2-1. Mesa duket, irritimi më i madh i drejtuesve të klubit shkodran ka ardhur nga vendimet që janë marrë në këtë sfidë. Pregja ka qenë asistent në krahun që ka sulmuar ekipi kuqeblu. Sipas drejtuesve të Vllaznisë, si Janku ashtu edhe Pregja, kanë marrë vendime me qëllim për të dëmtuar skuadrën shkodrane në këtë takim të rëndësishëm. Krerët e Vllaznisë nuk kanë pritur, por pasi kanë parë edhe pamjet televizive të momenteve ku ata pretendojnë se janë dëmtuar, kanë dalë në konkluzionin se dy gjyqtarët tiranas kanë ndikuar direkt në rezultatin e takimit. “Të gjithë e panë se goli i shënuar nga Petroviç ishte i rregullt. Skuadrës iu hoq pika në atë takim”, shton administratori Shaba.
Superiore/ Teuta mund Bylisin
Teuta ka mundur Bylisin duke iu bashkangjitur Tiranës në krye të renditjes. “Djemtë e detit” luanin në shtëpi, kështu që i kanë shkarkuar të gjitha bateritë në funksion të tri pikëve, të cilat do të përktheheshin me kreun e renditjes. Në të vërtetë, në fushën e lojës nuk janë parë diferenca, sepse lojtarët e Bylisit i janë kundërpërgjigjur me dinjitet skuadrës vendëse. Madje, në pjesën më të madhe të ndeshjes, mallakastriotët kanë qenë më lart se vendësit, duke krijuar edhe raste për shënim. Por, në fund ka triumfuar strategjia e Hasan Likës, që përmes kundërsulmit ka gjetur edhe golin e fitores, me anë të sulmuesit Mirel Çota, në minutën e 71-të. Ky i fundit është ndihmuar të realizojë nga një gafë e pafalshme e portierit Egbo, që i ka shpëtuar topi nga duart në një pozicion aspak të lehtë.
Superiore/ Java 4
Pogradeci-Dinamo 1-0
Shënues: Çipi 87′
Kamza-Apolonia 0-1
Shënues: R.Rama 71′
Shkumbini-Tomorri 6-2
Shënues: Dervishi 3′ (p), 6′, 37′, 63′ (p), 95′, Shenaj 57’/ Bakiu 27′, Çela 50′
Kastrioti-Vllaznia 2-1
Shënues: J.Sefa 29′, Inkango 42’/ Vajushi 60′
Laçi-Skënderbeu 2-1
Shënues: Ermullai 3′, Selimi 45’/ Shkëmbi 52′
Tirana-Flamurtari 2-0
Shënues: Veliu 12′ (autg), Morina 69′
Teuta-Bylis 1-0
Shënues: Çota 71′
Renditja
Ekipi ND F B H P
1. Tirana 4 3 0 1 9
2. Teuta 4 3 0 1 9
3. Bylis 4 2 1 1 7
4. Apolonia 4 2 1 1 7
5. Kastrioti 4 2 0 2 6
6. Vllaznia 4 2 0 2 6
7. Shkumbin4 2 0 2 6
8. Flamurtari 4 2 0 2 6
9. Pogradeci 4 2 0 2 6
10.Skënderbeu4 1 2 1 5 11. Laçi 4 1 2 1 5
12. Tomori 4 1 1 2 4
13. Kamza 4 1 0 3 3
14. Dinamo 4 0 1 3 1











