“Janë konstatuar vonesa në afishimin e listave ”- Zgjedhjet e 11 majit, KQZ i tërheq vëmendje bashkive: Të merren masa për respektimin e afateve ligjore! Një kërkesë edhe për Ministrinë e Brendshme

Feb 10, 2025 | 11:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kritikuar bashkitë e vendit pasi nuk po respektojnë afatet ligjore lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

ilirjan celibashi

Me anë të një reagimi në Facebook, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se është e nevojshme të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkive për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore.

Celibashi thote se nga monitorimi i bërë nga KQZ janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki,  vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.

Po ashtu informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

KQZ kishte edhe nje kerkese per ministrine e Brendshme, duke i kerkuar lehtësimin e procesit të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.

Reagimi i Celibashit

Duke marrë në konsideratë detyrimet që burojnë nga Kodi Zgjedhor, lidhur me publikimin e listave të zgjedhësve, njoftimin me shkrim të zgjedhësve dhe raportimin për vendndodhjen e qendrave të votimit (QV), është e nevojshme të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkive për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore.

Nga monitorimi i bërë nga KQZ:

– Janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki.

– Ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara.

– Informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar.

Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025.

Për të adresuar problematikat e sipërcituara, KQZ i kërkon bashkive:

Të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Gjithashtu, i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesi të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.

© Panorama.al

Te lidhura