Erion Veliaj ka folur në Gjykatën Kushtetuese duke thënë pretendimet e tij, duke kundërshtuar shkarkimin nga kryetari i bashkisë së Tiranës.
Ai tha se kam pritur 9 muaj për të folur 9 minuta dhe për tu dëgjuar pas një sage të gjatë zhgënjyese.
Veliaj u shpreh se po flet para Gjykatës Kushtetuese si kryetar i bashkisë së Tiranës, ndërsa ngriti pyetjen se çfarë ka bërë që të jetë i mbyllu në qeli.
“Jam këtu si kryetar i bashkisë Tiranë”, tha Veliaj ne fjalen e tij, i cili theksoi se nuk eshte per te mbrojtur veten, por per te mbrojtur demokracine.
Veliaj: Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Beteja ime për tu dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë, zhgënjyese me thënë të drejtën, për të dëgjuar çfarë paskam bërë që jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli. Në një regjim burgosje më të rendë sesa vrasësit serialë. Kam më shumë policë në gjykatë kushtetuese sesa avokatë.
Kam përjetuar periudhë të gjatë të mbushur me shkelje të të drejtave themelore si qytetar, dhe mbi të gjithë periudhë denigrimi dhe përpjekje për të heshtur zërin e një të zgjedhur tre herë radhazi. Por është një përçmim, neveri ndaj votës, ndaj gjësë më të shenjtë që ka demokracia. Dhe përçmimi ndaj saj është përçmim ndaj forcës që kanë qytetarët që populli i jep republikës për të drejtuar në emër të tij. Në finale edhe ky hark anon nga e drejta. Jam këtu para jush si kryetar i bashkisë së Tiranës, qytetit më të madh të kombit, me të drejtën që më kanë dhënë 116 mijë vota qytetarësh të lirë. Në fund të këtyre 9 muajve në kërkim të kësaj të drejte. Nuk jam këtu për të mbrojtur veten se nuk kam kryer asnjë shkelje. Por me gjithë respektin që meriton detyra juaj, për t’iu kërkuar një gjë të vetme a mund ta mbrojmë së bashku demokracinë.
© Panorama.al











