“Jam i thyer në shpirt e zemër”- Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, Blero: Miku im, ikja jote na la pa frymë! Humbëm një engjëll në tokë

Nov 26, 2025 | 11:44

Blero Muharremi ka reaguar për ndarjen papritur nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, i cili dyshohet se vdiq pas një arresti kardiak në Itali.

shpat kasapi blero muharremi

Artisti shprehet se “zemra më është thyer në një mënyrë që s’e kam njohur kurrë më parë”, teksa thekson se Shpat Kasapi ka qenë mik dhe koleg i tij, ndërsa dyshja njihen për duetin e tyre “Falma”.

“Lutem për ty me gjithë shpirt, dhe për familjen tënde që ka humbur një engjëll në tokë. Ndërsa unë… jam i thyer. I thyer në shpirt, në zemër, në çdo pjesë të vetes që të ka njohur dhe dashur”, shkruan Blero Muharremi.

LEXONI EDHE: “Ndërrove jetë në krahët e mi”- Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, reagon Selvije Jao: E le Roelin jetim, nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi

 

Postimi i plotë:

Sot zemra më është thyer në një mënyrë që s’e kam njohur kurrë më parë. Ikja jote, Shpat, na ka lënë të gjithëve pa fjalë, pa frymë, pa forcë. Miku im, kolegu im, njeriu me shpirt të bardhë dhe zemër të madhe… do të të mbaj mend gjithmonë me buzëqeshjen që e ndriçonte çdo dhomë ku hyje.

Është e pabesueshme të flas për ty në të kaluarën. Ti ishe dritë, mirësi, energji e pastër. Çdo moment me ty ishte një bekim, çdo bisedë një paqe, çdo kujtim një dhuratë.

Lutem për ty me gjithë shpirt, dhe për familjen tënde që ka humbur një engjëll në tokë. Ndërsa unë… jam i thyer. I thyer në shpirt, në zemër, në çdo pjesë të vetes që të ka njohur dhe dashur.

Fli i qetë, vëlla. Drita jote nuk do të shuhet kurrë. Do të jetosh në kujtimet tona, në historitë tona, në zemrat tona.

Pusho në paqe, Shpat.

Gjithmonë do të jem krenar që të quajta mik. 💔

© Panorama.al

Te lidhura