“Ndërrove jetë në krahët e mi”- Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, reagon Selvije Jao: E le Roelin jetim, nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi

Nov 26, 2025 | 11:41

Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram, për vdekjen para kohe të ish-partnerit të saj, me të cilin ka një fëmijë, Roelin.

selvije jaho, vdekja e shpat kasapit

Përmes një postimi të ndjerë, Jao shpreh mes rreshtash hidhërmin e saj për vdekjen e ish-bashkëshortit të saj.

Këngëtari i njohur shqiptar, humbi jetën në moshën 40-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…”– kështu ka nisur shkrimin e saj Selvije Jao, duke treguar se pavarësisht divorcit, ajo ruante marrëdhënie të mira me Shpat Kasapin për hir të djalit tyre të vogël.

Grimierja zbulon se ajo dhe këngëtari ishin shumë të lumtur këtë periudhë, pasi kishin arritur të bënin dokumentet për në Itali, në mënyrë që të çonin Roelin te mjekët logopedë më të mirë të vendit, pasi fëmija është diagnostikuar me spektrin e autizmit.

“Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di! Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty”, shkruan Selvije Jao.

Lexo edhe: Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, çfarë thoshte Selvije Jao për divorcin me këngëtarin: Ëndërroja që Roel të rritej me të dy prindërit, por…

Me poshtë reagimi i plotë  ish-bashkëshortes se Shpat Kasapit

“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…

Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di! Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat… Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.
Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë. Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?

Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne”…

WhatsApp Image 2025-11-26 at 11.39.11

Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, artisti i famshëm humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Raportohet se këngëtari ndodhej në Itali kur pësoi arrest kardiak dhe s’mundi t’i mbijetonte.

Shpat Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roel, me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.

Kush ishte Shpat Kasapi?

I lindur më 1 maj të vitit 1985 në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, në një familje me traditë muzikore, Shpat Kasapi nisi karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, ku pati prezantime në festivalet për fëmijë, dhe në moshën 13 vjeçare u shpall fitues i festivalit “Bletëzat 98”.

Rreth viteve 2000 ai u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern. Në 2002 mori çmimin e parë në festivalin “Këngët e Stinës” në Tiranë, dhe një vit më vonë do të merrte çmimin e publikut në festivalin “Nota Fest” dhe në “Albafest”, në Shkup.

Ndër hitet më të famshme të tijat janë “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, ″Ti je ajo″, ″Depresive″ e shumë të tjera. Ai bashkëpunoi me emra të njohur të industrisë muzikore dhe publikoi një sër albumesh prej të cilave mund të përmendim Do te vije nje dite (2004), Pa ty s’jetoj (2005), Kush të ndau prej meje (2006), Medikament(2010) e të tjera.

 

© Panorama.al

Te lidhura