Përshkallëzohet revolta, marshim në autostradën Tiranë-Durrës. Protestuesit i drejtohen aeroportit të Rinasit.
Përshkallëzohet revolta kundër kryeministrit Edi Rama, në ditën e 15-të të protestave masive
Protestuesit marshuan përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, pasi përshkuan kilometra të tëra nga sheshi ‘Skënderbej’ nëpër rrugët e kryeqytetit dhe dolën tek ‘Ktheza e Kamzës’.
Më pas protestuesit vijuan në drejtim të autostradës.
Rreth orës 00:26, pas mesnate, protestuesit mbërritën te mbikalimi i Rinasit. Qytetarët u bllokuan nga Policia per të shkuar drejt Rinasit, ndërkohë qe protestuesit kanë kërkuar qe forcat e rendit të hiqnin kapet dh t’u bashkoheshin.
© Panorama.al














