Itali, prezantuesi i RAI-t: Kam vrarë sipërmarrësin

Apr 1, 2011 | 10:44

Alesandro Koci, ish-prezantues në Radio-Televizionin shtetëror Italian “RAI”, ka deklaruar dje se është fajtor për vrasjen e një sipërmarrësi. Koci u arrestua dje nga policia dhe menjëherë pranoi autorësinë e vrasjes me 30 goditje thike të Etore Vitielo, i gjendur në zyrën e tij para pak ditësh. Arrestimi i Kocit ndodhi mëngjesin e djeshëm. Ish-prezantuesi i emisionit “La Famiglia” e pranoi krimin në Prokurori. Sipas tij, arsyet që çuan në vrasjen e Vitielos ishte një borxh, për të cilin viktima kishte refuzuar të shtynte datën e shlyerjes. Borxhi ishte prej 17 mijë eurosh.

© Panorama.al

Te lidhura