Një varr masiv me më shumë se 800 trupa njerëzish, të ekzekutuar të gjithë gjatë periudhës së drejtimit të Sadam Huseinit, u zbulua dje për herë të parë nga zyrtarët irakianë. “Të gjithë ishin qëlluar me nga një plumb në kokë. Janë burra, gra dhe fëmijë”, tha ministri irakian i të Drejtave të Njeriut, Mohamed Sudani. Trupat besohet se datojnë nga konflikti irako-iranian i viteve 1980-88. Organizatat e të drejtave të njeriut besojnë se në Irak ekzistojnë qindra varre masive të pazbuluar, me më shumë se 300 mijë persona të groposur. Viktimat mund të jenë kurdë, pjesë e minoritetit që u masakrua gjatë udhëheqjes së Huseinit. Tetë vjet më parë në Bagdad është zbuluar varri masiv më i madh në histori, me mbi tre mijë trupa.











