Inxhinieri Romeo Nazarko u shpreh skeptik për sigurinë e tunelit të Llogarasë, për të cilin është nën akuzë Belinda Balluku dhe për vjedhjen e 50 milionë eurove, teksa tha se do të preferonte që të përdorte më mirë rrugën e vjetër derisa të bëhej një studim i thelluar.
Në një intervistë për News 24, ai theksoi se “unë personalisht pa u siguruar nuk do të kaloj në atë tunel derisa të krijoj sigurinë”. Më tej, ai ngriti shqetësimin se inxhinierët janë “zëvendësuar” me patronazhistë nëpër institucionet e vendit.
“Pyje pa rrugë kalimi, pa ndarë mirë një pyll nga një tjetër, nëse merr zjarr në një segment të mos kalojë në një tjetër. Ka formula për këto pasoja por në institucionet shtetërore, inxhinierët kanë dalë jashtë këtyre institucioneve. Dhe janë mbushur me patronazhistë, që në papërgjegjshmëri të plotë nuk punojnë fare gjatë gjithë vitit për të parashikuar ditët e këqija në dimër edhe në verë”, shtoi ai.
Inxhinieri theksoi se është e nevojshme që qeveria të bëjë një “skanim” të të gjitha zonave çdo 6 muaj apo një viti për të parë se ku ka rrëshqitje të mundshme dhe masat që duhen marrë.
Mes të tjerash, ai ngriti shqetësimin se rrugët vitit e fundit janë bërë të pasigurta, dhe kjo reflektohet edhe në situatat e motit të keq.
“Duke theksuar qeveria duhet të bëjë një skanim të të gjithë zonave të rrezikshme për të parë e monitoruar pas 6 muaj apo 1 viti nëse kemi patur rrëshqitje. Duke bërë matje periodike çdo 6 muaj, nëse ka rrëshqitje apo ka përfunduar dhe më pas për marrjen e masave. “, shtoi inxhinieri.
© Panorama.al












