Pak ditë para se të vritej, Presidenti amerikan, Xhon Kenedi, ka kërkuar informacione të detajuara dhe të besueshme mbi UFO-t. Zbulimi i një letre të shkruar nga Presidenti, drejtuar kreut të CIA-s, ka ngritur teori të reja mbi motivin e vrasjes së tij, në Dallas. Ky dokument i nxjerrë së fundi nga arkivat sekrete të CIA-s është një nga dy letrat e Kenedit, në të cilat ai kërkon informacion në lidhje me fenomenet paranormale. Studiuesit e jetës jashtëtokësore besojnë se dokumentet e fundit përbëjnë mundësinë e një motivi për vrasjen e Kenedit. Aludohet se dikush ka dëshiruar fort që të vërtetat mbi UFO-t të mbeten të errëta për publikun. Në një tjetër dokument, dërguar administratorit të NASA-s, Kenedi ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me Bashkimin Sovjetik në lidhje me aktivitet e përbashkëta hapësinore. Dokumentet u publikuan në bazë të Ligjit të Informimit, dhe i janë dorëzuar Uilliam Leser, si pjesë e kërkimit për një libër të ri për Xhon Kenedin. Leser tha se interesi i Kenedit për UFO-t dhe marrëdhëniet e tij me Bashkimin Sovjetik mund të ketë nxitur shqetësime. “Një nga shqetësimet e Kenedit ka qenë se shumë UFO janë vënë re në atë kohë në qiejt e Bashkimit Sovjetik dhe Presidenti amerikan ishte shumë i shqetësuar, se mos sovjetikët i interpretonin këto shfaqje si një formë agresioni e amerikanëve”, sipas studiuesit.











