Instituti Kanadez i Teknologjisë i gjashti në Shqipëri, ja arsyet pse duhet të vini në CIT

Aug 3, 2016 | 23:00

Canadian Institute of Technology (Instituti kanadez i Teknologjisë) i akredituar është renditet ndër 10 universitetet më të mira në Shqipëri. Përfundimi vjen nga grupi më i madh publik kërkimor në Spanjë, CSIC (Consejo Superior de Investigaciones Cientificas), i cili ka publikuar në faqen e tyre zyrtare webometrics.info rankimin e universiteteve më të mira në botë për gjashtë-mujorin e parë të vitit 2016.

rankimiUniversiteteveCIT

Në këtë rankim, si çdo vit janë përfshirë edhe universitetet shqiptare. Canadian Institute of Technology (Instituti kanadez i Teknologjisë) i akredituar renditet në vendin e gjashtë për nga cilësia në Shqipëri, duke lënë pas universitete me emër. POR

PËRSE NJË STUDENT DUHET TË ZGJEDHË INSTITUTIN KANADEZ I TEKNOLOGJISË (CIT) PËR TË KRYER STUDIMET E LARTA?

Pas shumë viteve studim, vendimi më i rëndësishëm që duhet të ndërmerrni është ai i të regjistruarit në universitet pranë Institutit Kanadez të Teknologjisë. Këtu do të gjeni standardet më të larta akademike dhe një ambient të përsosur studimi. Ndër të tjera do të përftoni një eksperiencë të vërtetë e të prekshme, duke i zhvilluar studimet në zemrën e një metropoli dinamik. Bashkohu me ne dhe do ta duash edhe ti CIT!

TË STUDIOSH NË ANGLISHT

Studimet pranë CIT janë vetëm në gjuhën anglezet, gjë e cila ju ofron përfitime pa kosto në përmirësimin e gjuhës angleze, si dhe rritjen e mundësive të punësimit brenda vendit dhe duke ju dhënë akses gjithashtu drejt një karriere ndërkombëtare.

PROGRAME STUDIMI KANADEZE DHE AMERIKANO- VERIORE

Programet e CIT bazohen në ato kanadeze dhe amerikano veriore dhe mësimi zhvillohet bazuar në praktikat më të mira të sistemit kanadez dhe amerikano verio, i cili i pajis studentët me kreativitet, përkushtim, ndërmarrje dhe aftësi për të nxitur novacionin dhe për të dashuruar dijen.

NË ZEMËR TË TIRANËS

CIT është i vendosur në një nga qendrat më të rëndësishme të Tiranës, në një distancë të afërt e cila mund të arrihen lehtë në këmbë dhe që gjendet pranë qendrës së qytetit. Në të njëjtën zonë gjenden edhe qendrat e tjera kulturore, historike dhe ato administrative qeveritare e publike. Kjo vendndodhje do tju bëjë të ndjeheni komod, ndërkohë që mund ta përgatisni veten për një karrierë të bukur për të ardhmen.

FLEKSIBILITET NË STUDIM

CIT mundëson programe Bachelor dhe master të bazuar në sistemin amerikan dhe atë evropian të Krediteve. Programet janë tri vjeçare ato të Bachelorit dhe nga 2 vjet ato të masterave. Përmes këtyre programeve ju do të përftoni shpirtin e kurrikulave kanadeze e ato te Amerikes se Veriut dhe përvetësoni njohuritë jo vetëm mbi arritjet më të mëdha të shkencës në fushat e inxhinierisë dhe biznesit por dhe në njohuritë më të fundit të cilat mësohen në universitetet më të njohura në botë.

RRUGËTIM FLEKSIBËL NË DIJE

CIT i akredituar është një pioner në mënyrat që i ofron studentëve për të përthithur njohuritë duke marrë gjithnjë në konsideratë nevojat e domosdoshme e në ndryshim të edukimit. Ju do të jeni të aftë të punoni dhe studioni në të njëjtën kohë me mundësinë për të plotësuar detyrat tuaja të mësimnxënies si gjatë paradites ashtu dhe në orare të tjera. CIT është gjithnjë i hapur për ju!

SHANCE PËR TË STUDIUAR NË KANADA APO USA

Një ndër benefitet që CIT ofron mbi të studiuarit sipas sistemit kanadez dhe amerikano verior, qendron në faktin se institucionalisht CIT është duke punuar për të arritur një marrëveshje Transferimi dhe Njohje të diplomave që ofrohen në CIT me ato të universiteteve kanadeze dhe amerikano veriore. Së shpejti do të vijnë dhe rezultatet e para të këtyre përpjekjeve dhe studentët do të përfitojnë lirshëm prej kësaj mundësie në të ardhmen.

STAF NDËRKOMBËTAR OSE QË KA STUDIUAR NË UNIVERSITETET MË TË MIRA NË BOTË

Stafi akademik i CIT i akredituar është një ndër stafet më të kualifikuar në universitetet më të njohura jashtë Shqipërisë. Ai përbëhet jo vetëm nga pedagogë të huaj, por edhe nga ata shqiptarë që kanë përfunduar studimet e tyrë në universitetet më të njohura të botës.

Ata janë të specializuar në edukimin ndërkombëtar dhe kanë një përvojë nërkombëtare të mirëfilltë në fushat përkatëse. Pranë CIT si profesorët ashtu dhe studentët janë më shumë se një skuadër, së bashku ata interesohen për përvetësimin dhe përthithjen e njohurive në mënyrën më të mirë.

CIT ofron për ju avantazhin e të qenurit një universitet i vogël, me një atmosferë të kombinuar nga njohuritë e thelluara akademike, drejt atyre të orientuara për nga kërkimi shkencor. Studentët tane i kane njehsuar kreditet, lendet qe kane kryer në CIT, 100 % ne vende si Kanada, Gjermani, Turqi, Suedi etj… sepse esht e thjesht arsyeja: programe dhe librat me të fundit te shtepive botuese me prestigjoze dhe mesimi 100 % anglisht.

Jete e larmishme studentore: ekskursione dhe udhetime falas, palester dhe salla shlodhese falas, bibloteke fizike dhe online falas, bar restorant me cmime te pergjysmuara….

***

Aplikoni në http://matura.akp.gov.al, dhe vendosni si preference tuaj të parë një nga programet
që ofrohen nga: Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjise”.
kodet e CIT
PROGRAMET BACHELOR:
I.Fakulteti i Ekonomisë
-Administrim Biznesi (Kodi i Programit 370)
-Administrim Biznesi dhe Teknologji Informacioni (Kodi i Programit 371)
II. Fakulteti i Inxhinierise
-Inxhinieri Softuerike (Kodi i Programit 368)
-Inxhinieri Industriale (Kodi i Programit 369)
Për më shumë informacion mund të kontaktoni në:
Tel: 355 (0) 42 22 9778
Mobile: 355 (0) 67 40 42 042
***

Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjise” (CIT), ofron programe të ciklit të dytë në:

I.Fakulteti i Ekonomisë

-Master i Shkencave në Administrim Biznesi

  1. Fakulteti i Inxhinierise

-Master i Shkencave në Inxhinieri Softuerike

-Master i Shkencave në Inxhinieri Industriale

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në:

Tel: 355 (0) 42 22 9778

Mobile: 355 (0) 67 40 42 042

E-mail: [email protected]

© Panorama.al

Te lidhura