Ambasadori i SHBA-se, ne vendin tone, Aleksander Arvizu ka shprehur shqetesim per situaten parazgjedhore dhe incidentet qe po shoqerojne fushaten elektorale. Gjate nje vizite ne qytetin e Fierit e me pas ne Berat, ne takimin me kreun e bashkise, Arvizu ka riktheksuar domosdoshmerine e mbajtjes se zgjedhjeve te lira e demokratike dhe zhvillimin e nje fushate qytetare.
Nga Berati, Arvizu ka bere apel per bashkepunim mes paleve, ne menyre qe zgjedhjet te jene te lira dhe demokratike, pasi zgjedhjet jane per te ardhmen e qytetareve dhe te Shqiperise.
Nderkohe qe ne Fier, Arvizu, duke e cilesuar politiken aktuale si nje ndeshje futbolli, ka bërë thirrje per eleminimin e dhunes. “Dhuna të mos ketë përparësi në këto zgjedhje vendore”- ka thene ai, duke shtuar se OSBE-ODIHR ka nisur të merret posacërisht me problemet zgjedhore.











