Donald Trump bën betimin, zyrtarisht president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Jan 20, 2025 | 18:04

Donald Trump u rikthye në presidencën amerikane me një ceremoni inaugurimi në Uashington, duke u bërë presidentin e parë i cili do të shërbejë në mandate jo të njëpasnjëshme që nga vitet 1890.

lcimg-87518e72-a897-4ce6-af35-012ccdc4a1cb

Miliona amerikanë ndoqen në televizione, teksa 78-vjeçari Donald Trump bëri betimin për një mandat të ri katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Presidenti Joe Biden, 82 vjeç, u largua nga presidenca pas një mandati të vetëm.

Ndiqni më poshtë LIVE të gjitha zhvillimet nga ceremonia inaugurimit!

17:47: Donald Trump mbërrin në Capitol për t’u bërë president, nis ceremonia e betimit

trump melania

Donald Trump ka mbërritur në  Capitol Rotunda, për t’u betuar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.

17:42- Biden dhe Harris hyjnë në Capitol Hill për të dorëzuar detyrat!

lcimg-4ddc28a4-0c7a-4566-bd53-7b7a8c09a976

Joe Biden dhe Kamala Harris sapo kanë hyrë në ndërtesën e Capitolit.

Koha e tyre në detyrë si president dhe nënkryetar do të përfundojë zyrtarisht.

harles i dërgon urime Trumpit: Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, marrëdhënie të veçanta dhe të qëndrueshme

Mbreti Charles i ka dërguar një mesazh personal urimi Presidentit Trump për inaugurimin e tij, duke reflektuar mbi marrëdhëniet e qëndrueshme të veçanta midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, thotë Buckingham Palace.

17: 14- Presidenti brazilian komenton presidencën e Trump: Nuk duam zënka me SHBA-të!

Në kuadër të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump , presidenti i qendrës së majtë të Brazilit, Inácio Lula da Silva shprehu dëshirën e tij që Shtetet e Bashkuara të mbeten një “partner historik” i Brazilit.

“Si president i Brazilit, shpresoj që (Trump) të ketë një administratë të dobishme (…) dhe se amerikanët do të vazhdojnë të jenë partneri historik që janë për Brazilin, pasi ne nuk duam nga ana jonë zënka as me Venezuelën, as me amerikanët, as me Kinën, Indinë apo Rusinë”, tha Lula gjatë një takimi ministror.

 

17:13- Betimi i Trump si president i SHBA, mblidhen turma të mëdha njerëzish për të ndjekur ceremoninë! Në Capiol Hill mbërrijnë figura të njohura të politikës dhe biznesit (FOTOLAJM)

Për të ndjekur ceremoninë e betimit të Donald Trump si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë mbledhur turma të mëdha njerëzish.

lcimg-628f51df-9231-406c-ab88-9f450d227000

Ndërkohë, disa fytyra publike kanë zënë vendet e tyre në Capitol Hill, aty ku do bëhet betimi.

 

 

lcimg-4ff44873-a074-40f6-ae36-4f7d1e329b9dlcimg-664db01d-2bd0-49ee-8949-d3ff8385b211lcimg-c01a87a9-e728-42c5-b176-f41d0e0d4717lcimg-02e355df-d615-4e21-b72e-afbfa8f84aa5

lcimg-0b2b5e33-957e-49aa-8bb3-e10451db7f5c

16:09- Donald Trump sapo ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë me bashkëshorten e tij Melania.

BBC ka publikuar pamjet nga momenti kur Trump mbërrin në Kapitol për t’u betuar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

lcimg-1d25fbc2-f2d1-4bc3-94dd-518fbc8c6568

15:50-  Joe Biden ndan një selfie me bashkëshorten para largimit nga detyra, presidenti: Të duam, Amerikë!

Joe Biden ka ndarë edhe një selfie para se të largohet nga detyra.

Presidenti në largim i SHBA postoi foton në X së bashku me gruan e tij Jill Biden, në Shtëpinë e Bardhë.

“Një selife më shumë për rrugëtimin. Të duam, Amerikë”, shkruan ai.

Dyshja do të presë Donald dhe Melania Trump për çaj pak para se të shkojnë në ndërtesën e Kapitolit për inaugurimin.

15:32-  Inaugurimi i Trump/ Shërbimi në kishën St John’s, marrin pjesë edhe miliarderët e teknologjisë Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos

Ata që morën pjesë në shërbimin në Kishën St Joh’s përfshinë disa figura kyçe në orbitën e Donald Trump, si dhe CEO me ndikim të teknologjisë dhe ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Capture

 

 

Raportohet se  Zuckerberg i kompanisw Meta, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez i Amazon, si dhe Johnson, janë ulur të gjithë në të njëjtin rresht.

 

© Panorama.al

Te lidhura