Ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, kapen tre persona në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Jul 11, 2026 | 14:45

Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Qafë Botë dhe portin e Sarandës. Të kërkuarit janë kapur sot nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë.

-640-0-60e59e4554358

Në Pikën kufitare të Qafë Botës është ndaluar 20 vjecari J. Lapa, banues në Sarandë.

Ai ishte shpallur në kërkim me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë për veprat penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve” dhe “prishja e qetësisë publike”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, në 12 mars, ka qëlluar  me armë zjarri “Kallashnikov” në ajër në lagjen nr.1 Sarandë duke prishur qetësinë publike.

Gjithashtu në Qafë Botë u ndalua 27-vjeçari A. L nga Divjaka, i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë nr. 3 në Tiranë për veprën penale “Kanosje”.

Ndërkohë në Pikën  e Kalimit Kufitar në Port Sarandë, u ndalua 43-vjeçari  Luiz Danddan, banues në Angli, i shpallur në kërkim kombëtar nga policia e Sarandës për veprën penale “ Mashtrimi”.

© Panorama.al

Te lidhura