Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një reagim të kryeministrit aktual, Edi Rama, të vitit 2012, ku ai denonconte organizimin e tre koncerteve me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në atë reagim, Rama shprehej se dhënia e 1 milion eurove për organizimin e tre koncerteve, pa procedura normale, ishte një përpjekje e hapur për t’i shfrytëzuar ato për korrupsion.
Berisha e krahason këtë deklaratë me vendimin e fundit të qeverisë, e cila, vetëm pak ditë më parë, përmes një akti normativ, alokoi 4 milionë euro për organizimin e koncertit privat të këngëtarit Kanye West.
“Ja çfarë thoshte për tre koncertet e mëdha të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”, shkruan Berisha.
Në deklaratën e tij të vitit 2012, Rama, atëherë në opozitë, dënonte ashpër përdorimin e parave publike për koncertet e organizuara me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke ngritur dyshime se fondet po përdoreshin për korrupsion.
“Lidhur me 1 milion euro që i adresohen tre koncerteve pa asnjë procedurë normale dhe në një përpjekje të hapur për t’i shfrytëzuar të tre koncertet si një oportunitet korrupsioni”, shprehej Rama në vitin 2012.
Disa vazhdojnë të flasin për 4 milionë euro shpenzim për një natë, ndërkohë që vetëm kush nuk do s’e kupton që ato 4 milionë janë një investim, i cili do të rikthehet nga mijëra vizitorët që në 48 orët e fundit janë shtuar në hotelet, apartamentet, restorantet, baret, dyqanet, taksitë. Më shumë se sa 4 milionë do të jenë ato që do të rikthehen edhe në vetë arkën e shtetit, nga rritja e konsumit dhe është vërtetë gjynah që rrimë bëjmë këtë bisedë, në një ditë të shënuar kulturore si kjo për Shqipërinë”, thekson ai.
“Kush kujton se kultura është luks duhet ta rishikojë këtë opinion të gabuar. “S’kemi bukë, s’na duhet kultura”? Gabim, kultura nuk është vetëm ushqim shpirtëror, po edhe ekonomi, turizëm, zhvillim. Bukë!”, shprehet Rama.
© Panorama.al











