“Albanian Files”, Berisha: Do të kërkojmë hetim ndërkombëtar, transaksionet me projektet arrijnë deri në 2 miliardë euro! Me çfarë janë paguar?!

Jul 11, 2026 | 12:43

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjete sociale, u pyet edhe nëse kryeministri Edi Rama ka tentuar që të blejë ndikim dhe mbështetje ndërkombëtare me librin “Albanian Files”.

WhatsApp Image 2026-07-11 at 12.39.55

Kryedemokrati deklaroi se Rama ka tentuar që të blejë influencë politike, por akuzoi gjithashtu se nëpërmjet studiove të përfshira për projektet janë bërë transaksione që arrijnë në vlerën e 2 miliardë eurove. Berisha ngriti edhe pyetjen se si janë bërë pagesat.

Ajo është një nga qëllimet e atyre projekteve. Në çdo projekt Edi Rama ka përqindjen e tij shumë të lartë, por krahas kësaj, siç shihet, ai nëpërmjet atyre studiove ka blerë influencë kolosale politike.

Ne kemi respekt për çdo arkitekt, urbanist dhe studio, por do të kërkojmë hetim ndërkombëtar për transaksionet e këtyre studiove me projektet e librit të kuq.

Ato transaksione arrijnë nga 1.5 deri në 2 miliardë euro. Si janë paguar, me cilat banka dhe thasë.”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura