Irani ka ngritur sërish tonin kundër SHBA-ve dhe Izraelit, me udhëheqësi e ri suprem të vendit, Mojtaba Khamenei, i cili zotohet se do të ketë hakmarrje për vrasjen e babait të tij.
Në një mesazh të shkruar, të publikuar nëpërmjet llogarisë së tij në Telegram me rastin e ceremonive mortore të babait të tij, Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet ajrore SHBA-Izrael më 28 shkurt, Mojtaba Khamenei e përshkroi hakmarrjen si “kërkesë të kombit”, duke theksuar se “ajo duhet patjetër të zbatohet”.
“Ne zotohemi të hakmerremi për gjakun e udhëheqësit martir dhe të të gjithë martirëve të këtyre dy luftërave nga kriminelët dhe vrasësit e pandershëm”, tha ai, duke shtuar se ata që janë përgjegjës “nuk do ta arrijnë qëllimin e tyre për të vdekur në paqe nga shkaqe natyrore”.
Në të njëjtin mesazh, Udhëheqësi i ri Suprem pohoi se ata që janë përgjegjës për vrasjen e babait të tij janë “të njohur dhe të regjistruar”, duke vënë në dukje se atribuimi i përgjegjësisë “nuk varet nga ekzistenca e tij ose e zyrtarëve të tjerë”.
Mojtaba Khamenei ende nuk është shfaqur publikisht që kur mori detyrën, ndërsa ndërhyrja e tij e parë zyrtare vjen në një kohë tensionesh të forta gjeopolitike në rajon.
© Panorama.al












