FOTOLAJM/ Donald Trump mbërrin në Kapitol për t’u betuar si presidenti i 47-të i SHBA

Jan 20, 2025 | 16:56

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-VE Donald Trump dhe presidenti Joe Biden mbërritën në Kapitolin e SHBA për inaugurimin e Trump si president i 47 i SHBA-ve.
ttttBBC ka publikuar pamjet nga momenti kur Trump mbërrin në Kapitol për t’u betuar si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

iii

Zëvendëspresidenti i sapozgjedhur Jay D. Vance dhe Trump do të bëjnë betimin brenda në Kapitol, ndërkohë që Trump do të mbajë fjalimin e tij inaugurues.

Screenshot_3Ceremonia e inaugurimit të presidentit të SHBA-ve, e cila tradicionalisht mbahet jashtë Kapitolit të SHBA, është zhvendosur në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ftohta në vendit, të cilat kanë shkuar deri në minus 13 gradë celcius.

trump 2

Joe Biden konfirmoi sot më herët se ai la një letër në Zyrën Ovale për paraardhësin dhe pasardhësin e tij, Presidentin e zgjedhur Donald Trump.

 

Screenshot_4

I pyetur nga gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë nëse ai kishte shkruar një letër, Biden tha ” po “, megjithëse nuk pranoi të jepte detaje.

“Kjo është mes meje dhe Trump ,” tha ai, sipas gazetarëve.

Kujtojmë se Trump la një letër në vitin 2021 , të cilën Biden e quajti më vonë “shumë bujare” .

© Panorama.al

Te lidhura