PAMJE/ E rëndë në Korçë, zjarr në një pallat, humb jetën i moshuari 72-vjeçar

Jul 11, 2026 | 16:14

Një zjarr i rënë në një apartament pranë pastiçerisë “Tasho”, në qytetin e Korçës, i ka marrë jetën një 72-vjeçari.

korce zjarr

Sipas informacioneve paraprake, flakët përfshinë një apartament në një nga katet e pallatit, ndërsa tymi u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat evakuuan banorët.

Si pasojë e zjarrit, humbi jetën 74-vjeçari me inicialet U. Hysolli, i cili ndodhej në banesë.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia, por shkaku i saktë nuk është konfirmuar ende.

Pas shuarjes së flakëve, grupi hetimor do të kryejë veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në lagjen nr. 15, Korçë, në katin e parë të një pallati, dyshohet se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit U. H., rreth 72 vjeç.

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë shtetasi U. H., i cili ndodhej në banesë.

Shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit, si dhe shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

korce zjarr 1

korce zjarr 2

korce zjarr 3

korce zjarr 4

© Panorama.al

Te lidhura