Aktivisti Erion Murataj ishte sot në News24 për të folur mbi protestën kundër qeverisë Rama që sot prek ditën e 42-të.
Murataj komentoi edhe 4 mln eurot që qeveria i akordon nga fondi i emegjencës për mos-dështimin e koncertit të Kanye Ëest që do mbahet sot në mbrëmje.
Ai u shpreh se thënia e Ramës se këto para do kthejnë mbrapsht fitim 100 mln euro janë parulla idiote, dhe një formë e gënjeshtrave të firmave piramidale.
Erion Murataj: Kam dy komente. Në fakt në vazhdën e fjalës që po mbante po lexoje se kishte thënë një formë të re të firmave piramidale do na kthej 100 mln euro dhe mijëra vende pune. Berisha dhe Rama janë të njëjtës shkollës. E kanë qejf Suden, Xhaferrin. Për këta ekziston akoma. Përderisa nxjerrin të tilla parulla idiote. Nuk kanë hequr dorë. Papërgjegjshmëria e qeverisjes saqë 4.2 mln që do shërbenin për 1001 gjërave i çojnë në një koncert që po tentojnë ta mbushin me nxënës.
Dhe e fundit, në vend që të dilnin dhe të diskutonin politikanët shqiptarë sot për realitetin e hidhur për Shqipërinë, për atë babain që u hap një gofund, këta 4.2 mln euro ja çojnë një këngëtari që Europa nuk e dashka dhe modeli i Edi Ramës dhe Berisha është model hitlerian. Të njëjtit këngëtari që ky i këndon. Ngre supremacinë e racës. Mendoj se është më mirë të jemi shqiptar, në shesh duhet të jenë shqiptarët
© Panorama.al












