Më 15 korrik ora 18:00 do zhvillohet mbledhja e radhës së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në fokus të mbledhjes do të jetë zgjedhja e ekipit drejtues që do të ndihmojë kryetarin në drejtimin e partisë. Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të votojnë për:
Sekretarin e Përgjithshëm;
Nënkryetarët e Partisë Demokratike;
Sekretariatin e PD-së;
Komisionin e Apelimit të PD-së.
Njoftimi:
Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar!
Së pari, ju falenderoj dhe njëherë bashkarisht për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim absolut për punën tonë të përbashkët, që uroj të na shkojë sa më mbarë.
Së dyti, ju njoftoj që ditën e mërkurë, më datë 15 Korrik, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me rend dite:
1-Zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë Kryetarin në drejtimin e Partisë; konkretisht:
a-)Sekretarit të Përgjithshëm;
b-)Nënkryetarëve të PD-së;
c-)Sekretariatit të PD-së;
d-)Komisionit të Apelimit të PD-së.
2-Të tjera.
Ju falemnderit!
© Panorama.al












