Presidenti brazilian komenton presidencën e Trump: Nuk duam zënka me SHBA-të!

Jan 20, 2025 | 17:14

Në kuadër të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump , presidenti i qendrës së majtë të Brazilit, Inácio Lula da Silva shprehu dëshirën e tij që Shtetet e Bashkuara të mbeten një “partner historik” i Brazilit.

Screenshot_5

“Si president i Brazilit, shpresoj që (Trump) të ketë një administratë të dobishme (…) dhe se amerikanët do të vazhdojnë të jenë partneri historik që janë për Brazilin, pasi ne nuk duam nga ana jonë zënka as me Venezuelën, as me amerikanët, as me Kinën, Indinë apo Rusinë”, tha Lula gjatë një takimi ministror.

Raportet Bolsonaro-Trump

Donald Trump merr detyrën sot si president i Shteteve të Bashkuara, një rikthim në pushtet që mund të përmbysë diplomacinë e Uashingtonit me Amerikën Latine dhe të shqetësojë emigrantët pa dokumente në vend që përballen me deportim.

Ditën e shtunë, ish-presidenti Jair Bolsonaro vlerësoi se aleati i Donald Trump do të jetë në gjendje ta ndihmojë atë të përmbysë “bllokadën politike”, duke vlerësuar se presidenti amerikan kundërshton “aktivizmin gjyqësor”.

Bolsonaro tha se ishte ftuar në inaugurimin e Presidentit Trump, të cilin ai pretendon se është një fans i tij, por Gjykata e Lartë e Brazilit nuk e lejoi atë të largohej nga vendi, duke përmendur një “mundësi për një përpjekje për t’u arratisur”, pasi ai po hetohet për konspiracion të dyshuar për të kryer një grusht shteti.

Bolsonaro nuk ka të drejtë zgjedhje deri në vitin 2030, sepse ai kritikoi sistemin zgjedhor të Brazilit pa prova përpara zgjedhjeve të 2022, të cilat i humbi nga Lula. Ai është gjithashtu objekt i disa hetimeve penale.

Atij i është hequr pasaporta dhe i është ndaluar që nga muaji shkurt të largohet nga vendi.

© Panorama.al

Te lidhura