Ka ndodhur ajo që nuk pritej, Ilion Lika humb përballjen pas një dëmtimi të pësuar përpara ndeshjes së djeshme në Shkodër. Portieri ka dëmtuar gjurin e tij gjatë nxemjes, dhe, për rrjedhojë, trajneri nuk e ka aktivizuar. Ndërkaq, një tjetër problem shqetësues është dëmtimi i Jahmir Hykës në 15-minutëshin e parë. Mesfushori ka pësuar tërheqje muskulore. Nuk dihet ende nëse lojtarët rrezikojnë aktivizimin në ndeshjen e radhës me Skënderbeun, kjo pritet të konfirmohet vetëm sot.











