Igli Hasani takohet në Kiev me Presidentin Zelensky: Shqipëria qëndron me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes dhe të ardhmes evropiane

Jan 18, 2025 | 8:22
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është takuar në Kiev me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarë të lartë të Ukrainës.

hasani zelensky

Në një postimi në X, kryediplomati shqiptar thekson se Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane.

Ministri tha se nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin europian.

“Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin europian. Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm. Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane”, shkruan ministri i Jashtëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura