Idrizi: Tirana me disa qendra administrative

Apr 27, 2011 | 10:47

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet çeli fushatën në Paskuqan. Kryetari i saj, Shpëtim Idrizi, deklaroi se në programin zgjedhor të kësaj force, ekziston plani konkret për zonat periferike të Tiranës. “Në programin tonë për pushtetin vendor parashihet qartë se zonat periferike të kryeqytetit duhet të integrohen. Ne propozojmë krijim të disa qendrave urbane dhe administrative në qytetin e Tiranës dhe rregullim përfundimtar urban të zonave të periferisë së saj, ku Paskuqani është njëri prej prioriteteve kryesore, nëpërmjet planeve rregulluese të integruara me gjithë kryeqytetin. Ne ofrojmë politika nxitëse për zonat e periferisë që banorët e tyre të ndihen në të gjithë kuptimet banorë të kryeqytetit. Ne ofrojmë shkollim, kurse formimi, për fëmijët e zonave të periferisë”, u shpreh Idrizi.

© Panorama.al

Te lidhura