I arrestuari për atentatin ndaj prokurorit/ Kush është stomatologu, prishi provat pas ekzekutimit të Elton Çiçës

Nov 5, 2019 | 11:47
SHPËRNDAJE

Personi i arrestuar sot nga policia, si i dyshuar per atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, nuk eshte emer i panjohur per policine. 

Elton Cica
Elton Cica

Redjan Rraja, kusheri i deputetit te PS-se, Rrahman Rraja, ishte personi i pare qe ra në pranga pas ngjarjes se rende qe ndodhi ne Tirane, kur Elton Çiça u ekzekutua me arme, teksa ishte ne tavolinen e nje lokali.

Ne ate kohe “Panorama” raportonte se mjeku stomatolog Redjan Rraja, u akuzua për pengim në zbulimin e së vërtetës, pasi kishte prekur armën e Elton Çiçës dhe kufomën e tij. Por mosgjetja e armës së zjarrit që mbante viktima me vete në tavolinën ku ishte ulur, i detyroi hetuesit të vazhdojnë verifikimet në lidhje me këtë fakt.

Verifikimi i parë u bë duke sekuestruar kamerat e sigurisë brenda dhe jashtë objektit në lokalin “De Niro”, ku ndodhi ngjarja. Ai u la nga gjykata ne ate kohe ne mase sigurie “arrest me burg”.
Dëshmia/ Çfarë tha në gjykate Redjan Rraja per atentatin ndaj Cices

elton cicaStomatologu Redian Rraja tha ne ate kohe para gjykatës se ai nuk e ka fshehur armën e viktimës, por nxitoi te ai që t’i jepte ndihmën e parë, për shkak edhe të profesionit të përafërt me atë të mjekut.

Mirëpo, pretendimi i tij u hodh poshtë nga prokurori i çështjes, i cili ka thënë se pamjet filmike që disponon organi i akuzës tregojnë se Rraja ka marrë diçka nga çanta e Elton Çiçës. Gjykata pranoi në këtë mënyrë faktet e Prokurorisë dhe e la në burg “doktorin”.

MOMENTI I VRASJES

Referuar pamjeve të regjistruara, grupi i hetimit saktësoi faktin se Elton Çiça kishte hyrë në lokal disa minuta para se të vritej, duke pasur me vete një armë zjarri pistoletë. Këtë armë ai e ka mbajtur pasi është ulur në tavolinën ku ndodhej një oficer i Policisë, A.T. Në tavolinë ka qenë edhe mjeku Redjan Rraja dhe gazetari Spartak Koka.

Disa minuta më pas, një person me kapele në kokë ka hyrë në lokal dhe pasi është drejtuar direkt te tavolina ku ndodhej Elton Çiça, ka qëlluar tri herë me armë zjarri ndaj tij. Viktima 36 vjeç nga Tepelena ka marrë dy plumba në kokë dhe një në gjoks, duke gjetur vdekjen brenda pak sekondave.

Pas të shtënave mbi viktimën Elton Çiça, autori i krimit është kthyer mbrapsht dhe është larguar duke vendosur armën në brez, por duke mbajtur dorën sipër saj, derisa ka dalë nga lokali. Më pas, kamerat kanë filmuar disa veprime në skenën e krimit, të cilat pasi janë analizuar, kanë çuar në pranga një polic të Antidrogës dhe mjekun Redjan Rraja.

ZHDUKJA E ARMËS

Burime të Prokurorisë së Tiranës, e cila po heton ngjarjen, thanë se është provuar fakti se viktima Elton Çiça ka pasur me vete në vendngjarje një armë zjarri pistoletë.

Po kështu, nga pyetja e dëshmitarëve dhe këqyrja e përsëritur e kamerave të sigurisë, ka dyshime serioze se polici A.T dhe mjeku Redjan Rraja kanë bashkëpunuar mes tyre në marrjen e pistoletës dhe më pas zhdukjen apo fshehjen e saj. Siç dyshon Prokuroria, i pari që ka prekur armën e viktimës ka qenë Redjan Rraja.

Ai dyshohet se ka kryer veprime për të fshehur pistoletën dhe celularin e Elton Çiçës, pasi ai kishte rënë në tokë nga plumbat. “Redjan Rraja dyshohet se ka vepruar i pari, pasi është filmuar teksa merrte pistoletën nga çanta e Çiçës dhe bashkë me efektin e policisë, dalin jashtë nga lokali në ndjekje të autorit. Në kamera duket edhe momenti kur Rraja mbush pistoletën, por pasi konstatuan se vrasësi ishte larguar nga lokali, ata janë kthyer brenda në lokal”, thanë burimet e hetimit.

Sipas tyre, personi i fundit që ka mbajtur armën ka qenë oficeri i Policisë A. T. Nga ana tjetër, Prokuroria thotë se në procesverbalin e vendngjarjes nuk është shënuar që pistoleta të jetë gjetur në vendin e krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura