Horoskopi ditor nga Panorama – 16 prill 2013

Apr 16, 2013 | 9:44

Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Nuk do ju mungojnë energjitë për të përballuar ditën e sotme do të keni mjaftueshëm edhe për të organizuar një mbrëmje në shoqërinë e miqve tuaj.

 

 

Demi ( 21 Prill – 20 Maj)
Ka mbërritur momenti të merrni vendime të rëndësishme , yjet ju sugjerojnë të pranoni edhe ndonjë kompromis. Në aspektin afektiv do të jeni të rrethuar nga përkëdhelje.

 

 

Binjaket (21 Maj – 21 Qershor)
Do ju duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme rreth një mundësie që do ju prezantohet në aspektin profesional. Në aspektin afektiv do të mbani qëndrim  ndaj partnerit.

 

 

Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Gjatë ditës së sotme një njohje e vjetër do ju ndihmojë të ecni përpara në aspektin profesional. Në dashuri rrezikoni marrëdhënien tuaj, ndaj flisni hapur me partnerit për gjërat që ju shqetësojnë.

 

 

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Do të jepni më të mirën nga vetja juaj për të realizuar disa nga objektivat tuaja. Në aspektin afektiv do të tregoheni mbrojtës ndaj një miqësie të re.

 

 

Virgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Në ambientin e punës do të jeni në qendër të vëmendjes falë iniciativave që do të ndërmerrni. Në aspektin afektiv do të organizoni një mbrëmje të këndshme për familjen tuaj.

 

 

Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)
Në ambientin e punës do të ketë ndryshime që do të rezultojnë mjaft pozitive për ju. Në aspektin afektiv do të përjetoni së bashku me partnerin ndjesi të bukura.

 

 

Akrepi (24 Tetor – 22 Nentor)Kjo periudhë rezulton të jetë delikate, ndaj duhet të bëni kujdes në gjithçka e sidomos në shpenzimet. Në aspektin afektiv ndjeshmëria juaj do ju lejojë të evitoni ndonjë keqkuptim.

 

 

Shigjetari (23 Nentor – 21 Dhjetor)
Do të dëshironi të provoni emocione të reja duke u përpjekur për të dalë nga rutina e zakonshme. Në aspektin afektiv do të kaloni një natë plot pasion .

 

 

Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Do të kaloni një ditë të këndshme si në aspektin profesional ashtu edhe në atë afektiv. Yjet ju këshillojnë të përfitoni nga dita e sotme për të përmbyllur disa nga detyrat tuaja.

 

 

Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)
Mos shpenzoni energjitë tuaja për gjëra që nuk ju përkasin e çoni përpara interesat tuaja. Në ambientin e punës do ju jepet mundësia të rriteni profesionalisht, ndaj shfrytëzojeni në maksimum këtë periudhë.

 

 

Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Yjet ju këshillojnë të keni durim e të mos lodheni nga pritje të gjata. Në ambientin e punës do të keni mundësi të flisni e të dëgjoheni për gjithçka ju shqetëson.

© Panorama.al

Te lidhura