“Historia e së bukurës” vjen në shqip

Apr 29, 2011 | 9:11

“E bukura është e vërteta, e vërteta është e bukur”. Kështu do të thoshte dikur John Keatsi. Pikërisht së bukurës, mendimtari dhe shkrimtari italian, Umberto Eco, i ka kushtuar një libër, titulluar “Historia e së bukurës”. Ky libër, botim i shtëpisë botuese “Dituria”, u prezantua dje në sallën Black Box të Akademisë së Arteve. Veç botuesit Petrit Ymeri, përkthyesit Shpëtim Çuçka dhe rektorit të AA, Petrit Malaj, folën mbi librin shkrimtari Moikom Zeqo e piktori Gazmend Leka. U recituan pjesë të shkëputura nga libri (“Kënga e këngëve”- Dhjata e Vjetër, Shekspir, etj.) dhe u paraqitën imazhe nga libri. Në fund, edhe një intervistë e shkurtër e autorit, dhënë për mediat italiane.  “Historia e bukurisë” nuk është një histori arti. Imazhet, si edhe një antologji e gjerë me tekste, që nga Pitagora, në ditët tona, shërbejnë për të ndërtuar idenë mbi të bukurën, e cila është diskutuar që në kohën e grekëve të lashtë, deri më sot.

© Panorama.al

Te lidhura